Prezenca e OSBE përmbyll serinë e trajnimeve për aktorët e drejtësisë administrative
Prezenca e OSBE njoftoi sot se ka përmbyllur një varg seminaresh trajnimi në shërbim të aktorëve të drejtësisë administrative.
Këto veprimtari, thekson OSBE, u organizuan në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale për fuqizimin e mëtejshëm të gjykatave administrative.
Dy muajt e fundit, më se 50 pjesëmarrës përfituan informacion të përditësuar rreth zhvillimeve në praktikën dhe procedurat gjyqësore administrative. Ata u prezantuan me teknika të reja dhe krijuese për paraqitjen e akteve ligjore dhe për menaxhimin e afateve kohore gjatë gjykimit të çështjeve administrative.
Prezenca ka mbështetur themelimin e sistemit të gjykatave administrative përmes veprimtarive të ndryshme qysh prej nëntorit të vitit 2013. Veç kësaj, Prezenca ka mbështetur edhe botimin e Manualit e Akteve Procedurale për Procedurat Administrative.
KOHA JONË SONDAZH

