VIDEO/Rama mbledh Zyrën Operacionale: Gjendja e pazakonshme

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154170068901523/

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Zyrën Operacionale, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Rama tha se gjendja është e pazakonshme, ndërsa shtoi se qeveria është angazhuar maksimalisht për të përballuar situatën.
“Gjendja është e pazakonshme nga reshjet. Reshjet vijojnë me intensitet e parashikohet të vazhdojnë. Angazhim për të përballuar situatën. Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, u shpreh Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh se Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga përmbytjet në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Ai tha se Emergjencat kanë marrë masat që në datën 4 të këtij muaji, për t’i bërë ballë kësaj situate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria do të jetë vendi më i rrezikuar në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Kemi shpërndarë informacion për të gjitha ministritë, për situatën, në datën 4. Është përsëritur në datën 6. Në datë 7 e kemi ritheksuar edhe njëherë situatën,e  kemi kërkuar ndihmën e policisë, zjarrfikëses dhe forcave të ushtrisë”, tha Prençi.

Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Gjatë raportimit të tij, shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nën ujë ndodhet vetëm 80 hektarë tokë. Ndërkohë kanalet kryesore kulluese janë të pastruar dhe efektiv. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Dervishaj vuri në dukje se në të gjithë vendin ujësjellësat janë në punë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e autostradës Tiranë- Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?