Rekord: Qytetarët e përmbytur rreth 5 mijë
Nisur nga situata e reshjeve të dëndura, Salla e Komandimit në Policinë e Tiranës është në gadishmëri të plotë, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo rast emergjence.
Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave, nga qytetarë të ndryshëm.
Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.
Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre.
Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112.
KOHA JONË SONDAZH

