Rendohet situata/ Një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore mbërrin në Burrel për shtëpimin e një familjeje
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.
Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile, por dhe të vetë banorëve.
Por rendimi i situates ka bere qe Forcat Ajrore të nisin me urgjencë një Helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja.
Familja e Medi Xhetanit në Myz të Njësisë Administrative, Lis është në mes të lumit.
Familjarët janë brenda ndërsa nuk mungon apeli për ndihmë nga ana e tyre. Forcat e Ushtrisë janë gati për të ndërhyrë.
Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të evitohet përmbytja e qytetit.
Ndërkohë që është vendosur një motopompë. Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.
Kështu që vijojnë të jenë në operacion në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë, gjithnjë në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.
Dhe në rrethin e Matit në qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evbakuimit të qytetarëve.
Ndërsa operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

KOHA JONË SONDAZH

