Rrëzohet autobusi me pasagjerë në aksin rrugor, Fushë-Krujë-Milot
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë – Milot, por fatmirësisht pa viktima në njerëz. Një autobus me pasagjerë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Kanë qenë pikërisht reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet e ujit ato që siç duken edhe nga pamjet në video kanë bërë që autobusi të dalë nga rruga, duke u përmbysur dhe shkaktuar panic te4k pasagjerët. Videoja që shikoni ka mbërritur në redaksinë e gazetës “Koha Jonë” nga një shofer i rastësishëm që po kalonte në atë moment në vendin e ngjarjes.
(A. Gjergji)

KOHA JONË SONDAZH

