Shqiptarët kapen me 1.5 milion euro kokainë, çelësat gjenden në reçipeta
Një çift përfundoi në prangat e policisë italiane në Vanchiglia.
Në pranga përfunduan shtetasi Arbër Saliasi, 27 vjeç dhe Kleodora Balla, 28-vjeçe, banues në Corso Regina Margherita.
“Lastampa”, shkruan se çifti u arrestua për posedimin e një sasie prej 7 kg kokainë, e ndarë në 2 pako të mëdha dhe 6 pako të vogla.
Policia ngriti dyshimet kur kontrolluan çantën e gruas ku gjetën disa fatura energjie.
Policia gjeti çelësat e banesës në reçipetat e të arrestuarës, e cila mohoi rastin. Policia sekuestroi edhe 34 300 euro. Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 1.5 milionë eurove.

Paratë e sekuestruara
Droga e sekuestruar
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

