Shqiptari kapet 50 000 euro drogë në dollap, në qeli bën veprime fyese
Një 21 vjeçar shqiptar i quajtur Fatjon Leka u arrestua natën e shkuar nga policia italiane nën akuzën e posedimit të drogës me qëllimin shitjen e saj.
Shqiptari u arrestua në shtëpinë e tij në zonën Quinzio, ku i janë gjetur 5 kilogramë drogë e lloji marijuanë si dhe 30 gram kokainë.
Policia filloi ndjekjen e tij pas telefonatave që kishin ardhur nga banorët e zonë, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të të riut.
Policia pa një 29 vjeçar teksa i blinte drogë të riut, duke ndërhyrë si dhe duke kryer arrestimin. Ai ndodhej në Itali me anë të një vize turistike.
Vlera e drogës sipas mediave italiane kanë shifrën e 50 mijë eurove. Lënda narkotike ishte fshehur në një dollap në dhomën e gjumit. Atij ju gjetën edhe 700 euro si dhe një telefon Iphone i vjedhur.
Pas dërgimi në qelitë e paraburgimit, shqiptari ka shkruar në mure fjalë fyese kundër policisë, fjalë të cilat i ka shkruar me zinxhirin e xhaketës.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

