Situata në mbremje sipas ministrisë së Transporteve
- MBI SITUATËN PËR SIGURIMIN E KALIMIT TË MJETEVE NË AKSET KOMBËTARË
Siç jeni në dijeni, një nga fushat më të ndjeshme dhe problematike janë emergjencat në sigurimin e lëvizjeve të mjeteve në Akset e rrugëve kombëtare. Nga Drejtoritë Rajonale të vendit, ajo e Shkodrës për Shqipërinë e veriut, e Tiranës për Shqipërinë e Mesme dhe Ajo e Jugut për Shqipërinë e Jugut. Përveç pajisjes me sinjalistikën e nevojshme, janë shtuar masat për mirëmbajtjen e këtyre akseve. Bie fjala, i rëndësishëm është fakti që, të gjitha akset rrugore mbikëqyren dhe mirëmbahen nga firmat kontraktore të cilat kanë siguruar, personelin teknik dhe materialet e nevojshme , por edhe lëndën e kripës dhe skorje për përballimin e ngricave në akset e rrugëve malore në periudhën e dimrit.
Informacioni i orës 1900, datë 08.11.2016 mbi situatën e kalueshmërisë në akset rrugore kombëtare
|
Qarku
|
Situata |
Rekomandime |
|
Tiranë |
Në Superstradën Tirane – Durrës gjendja është normalizuar plotësisht, edhe ne rrugët paralele.
Përdoruesit e rrugës duhet te bëjnë kujdes ne segmentin Kashar – Tirane, pasi në ketë zone ka akoma prani te ujit, por nuk pengon qarkullimin e mjeteve. Sasia e madhe e ujit ne Superstrade gjate ditës se sotme u shkaktua nga shkarkimi i ujëmbledhësve te kësaj zone, për te evituar përmbytjet.
Në zonën e Fushe Krujës ka prani te ujit ne rruge, si pasoje e daljes se përrenjve. Po punohet me mjete e forca te shumta për pastrimin e aksit. Ne aksin F. Kruje – Degëzimi Y me Fushë Kruje Qendër, ka prani te ujit ne rruge. Për momentin rruga është e kalueshme me vështirësi. Ne segmentin Ndoje – Qafe Shtame, ka rrëshqitje masive te inerteve ne rruge. Në km 8.7 kalohet me vështirësia, kurse ne km 13 kalimi është i bllokuar. |
Te evitohen lëvizjet në këto akse. |
|
Durrës
|
Ne zonen e Shkëmbit te Kavajes eshte larguar uji nga rruga dhe kontraktori ka punuar deri vone per pastrimin e aksit nga aluvionet. | Te behet kujdes ne qarkullim, |
|
Elbasan |
Nuk raportohen probleme ne akset e ketij qarku | Te behet kujdes ne qarkullim. Te respektohen tabelat e sinjalistikës. |
|
Berat |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve ne akset e këtij qarku. | |
| Vlorë | Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. | |
|
Gjirokastër |
Problemet e shkaktuara ditën e djeshme ne aksin rrugor Gjirokastër- Kakavije, janë eleminuar, dhe sot gjendja e qarkullimit është normale. | Te behet kujdes ne qarkullim |
|
Korçë |
Nuk ka probleme për qarkullimin ne te gjitha akset e këtij qarku. | Te behet kujdes gjate lëvizjes dhe te respektohet sinjalistika ne rruge |
|
Kukës |
Ne te gjitha akset e këtij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.
Ne aksin Kukës – Qafe Shllak, ku para një muaji ka patur nje shembje te rrugës, ka një përkeqësim te gjendjes. Për momentin kalimi kryhet vetëm për mjetet e vogla. Firma kontraktore po punon për normalizimin e situatës. |
Te behet kujdes ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge. |
|
Dibër |
Ne te gjitha akset e ketij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore te shtuar per pastrimin e akseve. Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata është problematike si pasoje e renies se gureve, sidomos ne afërsi te Tunelit te Gjegjanit dhe ne Shkoze. Po punohet nga kontraktori per hapjen e saj.
Tek Ura ne Hyrje te Ures se Klosit, lumi ka prurje te medha. Niveli i ujit po i afrohet trareve te ures. Nga specialistet e Drejtorise se Shkodres njoftohemi, se nga hapja e portave te Hecit te Shkopetit, eshte permbytur rruga ne Skuraj – Burrel, aty ku ndahet rruga që shkon per ne Peshkopi. Lartësia e ujit ka arritur 1 m. |
Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.
|
|
Shkoder |
Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic jane: Shkoder – Qafe Qele, ku ka shembje te trupit te rruges, si dhe te Harku i Berdices, ku ka prani te ujit si pasoje e hapjes se portave te Hecit. Ne te gjitha akset po punohet me forca dhe mjete per pastrimin e akseve.
Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kane gerryer nje pjese te rruges. Ne vend ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit. |
|
| Fier | Nuk ka probleme per qarkullimin. | Te behet kujdes ne levizje, |
| Lezhë | Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij qarku. |
Gjendja e rrugëve në Valbonë
Pamje e rrugëve në Qafë Buall-Klos
Pamje të tjera të rrugëve
Hapja e portave të Hec-it Shkopet ka bllokuar rrugën nacionale ne Skuraj
- MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET E MËDHA NË SEKTORIN E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE
- A. Ujësjellës-Kanalizime, – Rrogozhinë
Nga informacioni i marrë sot gjendja në ujësjellësin e Rrogozhinës paraqitet normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore.:
- A. Ujësjellës Kanalizime, – Fier
Situata e furnizimit me ujë te pijshëm në qytetin e Fierit është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën orë pas ore. Ka stakime të furnizimit të energjisë elektrike dhe OSSHE po punon për stabilizimin e situatës.
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Lezhë
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Lezhës është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën orë pas ore.
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Patos
Situata e furnizimit më ujë të pijshëm në qytetin e Patosit është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore. Ka stakime të furnizimit të energjisë elektrike dhe OSSHE po punon për stabilizimin e situatës.
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Fshat Shkodër
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e juridiksionit të kësaj ndërmarrje është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore
- A. Ujësjellës-Kanalizime Qytet,- Shkodër
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Shkodrës është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Vau Dejës
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vaut Dejës është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Fshat Elbasan
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e juridiksionit e kësaj ndërmarrje është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore.
- A. Ujësjellës-Kanalizime, – Kavajë
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Kavajës është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore. Rezervuari i Maskurisë është në vrojtim të vazhdueshëm.
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Novoselë
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e juridiksionit të kësaj ndërmarrje është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore.
- A. Ujësjellës-Kanalizime,- Peqin
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Peqinit është normale, nuk ka probleme dhe grupet e punës janë në gatishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore
- A. Ujesjëllës-Kanalizime Përmet
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Përmetit, nuk ka probleme megjithse për momentin janë turbulluar uji i burimeve dhe grupet e punës janë në gadishmëri në terren duke monitoruar situatën ore pas ore.
III –Situata në Portet e Vendit
Drejtoria e Përgjithshme Detare, me:
* Strukturat e Kapitenerive te portit Durres, Shengjin, Vlore dhe Sarande monitoron per 24 ore ne 24, trafikun detar ne portin e Durresit dhe Romano Port, portin e Shengjinit, portin e Vlores dhe Vlora-1(Petrolifera), portin e Sarandes dhe Limjonit si dhe ne radat e porteve respektive, per sigurinë e lundrimit, sigurinë e jetës se njeriut ne dete (ekuipazhe dhe pasagjere) dhe mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe nga informacioni i ores se fundit rezulton se ne portin:
- Durres dhe Romano Port, situata aktualisht eshte ne kushte meteo – detare normale, era e lehte nga JP dhe deti me force rreth 3 balle bofort.
Perpunimi i anijeve porte eshte kryer ne kushte normale,
- Vlore dhe Vlora-1(Petrolifera) situata aktualisht eshte ne kushte meteo – detare normale, era e lehte nga JP dhe deti me force rreth 3-4 balle bofort.
Perpunimi i anijeve ne hyrje eshte kryer me vonesa nga kushtet jo te favorshme meteo-detare, ndersa ne dalje nga porti eshte kryer ne kushte normale,
- Shengjin, situata aktualisht eshte ne kushte meteo – detare normale, era e lehte nga JP dhe deti me force rreth 3 balle bofort.
Perpunimi i anijeve eshte kryer ne kushte normale.
- Sarande, situata aktualisht eshte ne kushte meteo – detare normale, era e lehte nga JP dhe deti me force rreth 2-3 balle bofort.
Perpunimi i anijeve eshte kryer ne kushte normale.
* Struktura e Autoritetit Shteteror te Sigurise Portuale, monitoron situaten e sigurise ne portin e Durresit, Romano Port, Shengjinit, Vlores, Vlora-1(Petrolifera), Sarandes dhe Limjonit, Sarande dhe nga inormacioni ditor qe merr nga Forca e Sigurise Portuale ne portet respektive, rezulton se situata aktualisht eshte ne kushtet normale te menaxhimit dhe administrimit te sigurise portuale, niveli 1.
Jane udhezuar strukturat pergjegjese te mbajne nje nivel larte informimi per subjektet publike dhe private qe kane aktivitet ne porte, menaxhojne dhe drejtojne mjete lundruese lidhur me perkeqesimin e mundshem te kushtet meteo -detare me qellim reagimin ne kohe per te parandaluar ngjarje detare ne porte dhe radat e tyre.
- HEKURUDHA SHQIPTARE
(INSPEKTORIATI I HEKURUDHËS SHQIPTARE)
Situata në hekurudhën shqiptare sipas informacioneve të marra nga inspektorët në terren paraqitet pa probleme.
Gjendja ndiqet në vazhdimësi.
Pjesa veriore e hekurudhës shqiptare është shumë pak e ndjeshme ndaj problemeve atmosferike.
Zhame Lushnjë qe ka problematik një tombino e cila në rast reshjesh te mëdha dhe me prurje aluvionesh mund të bllokohet por pa rrezikuar jetë qytetaresh.
Zona Rrogozhinë -Elbasa-Librazhd parqet problematika në rënien e gurëve dhe aluvioneve mbi vijën hekurudhore.
Zona Fier-Vlorë në Novoselë rrezikohet nga fryrjet e pazakonta të lumut Vjosë ne rast reshjesh të mëdha.
KOHA JONË SONDAZH

