Tre banesa përmbyten nga dalja e Vjosës, evakuohen shtatë familje

Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj na informon se janë edhe 7 familje që janë evakuar në zonën e ish-pularisë.

Edhe ditën e djeshme për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat vërshuan  në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Edmond Panariti u bëri dje thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

15034156_10209389198560623_1617698183_o15007575_10209389196760578_134059149_ovjosaa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?