Trump ndez Luftën e 3-të Botërore? Pikëpamjet mbi kërcënimet aktuale

Presidenti i zgjedhur Donald Trump shkon në Shtëpinë e Bardhë në janar me një biletë për të shkundur politikat e jashtme dhe të mbrojtjes të Amerikës, me implikime të mëdha për paqen dhe sigurinë globale.

Barack Obama më herët është shprehur se Trump është “i pakualifikuar” që të jetë President dhe paralajmëroi se ai ishte “i paaftë për të qenë komandant i përgjithshëm”. Hillary Clinton gjithashtu sulmoi miliarderin si “arrogant dhe i rastësishëm, në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore”. Ajo shtoi:”Ai ka mbrojtur shumë vende duke i marrë armët nga: Japonia, Koreja, madje edhe nga Arabia Saudite”.

Korea e Veriut

Swiss Digital Desktop Reklama

Koreja e Veriut deklaroi se do të sulmonte në ditën e zgjedhjeve, kjo me nisjen e raketave, si një shenjë se kërcënimi nga Kim Jong-un nuk është duke shkuar larg. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Yun Byung-se, tha pas votimit se u njoftua se ai besonte se republikani do të mbajë politikën aktuale amerikane si një presion mbi Veriun për testet bërthamore dhe raketore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çuditërisht, media shtetërore e Koresë së Veriut vlerësoi Trumpin, në qershor, duke thënë se ai ishte një “politikan i mençur”. Vëzhguesit paralajmërojnë se ai është i paparashikueshëm. Trump ka sinjalizuar më parë se ai mund të lehtësojë presionin, duke i dhënë hapësirë shtetit komunist të luajnë për të frikësuar fqinjët e saj dhe të zhysë Azisë Lindore në një konflikt të ri.

Irani

Liderët e Iranit dhe Presidenti i ardhshëm i Amerikës kanë kaluar muaj e fundit në fyerje, kjo për shkaqe tregtare. Trump ka kërcënuar për të sulmuar anijet iraniane “nga uji”, nëse ata vazhdojnë të kërcënojnë anijet amerikane.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e quajtur Trump-in si “katastrofik”. Ai tha: “Deklaratat janë dëshmi e shkatërrimit të vlerave të njeriut në Shtetet e Bashkuara”. Trump ka premtuar edhe për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin, e cila synon kufizimin e aftësinë së Teheranit për të marrë armë bërthamore. Por kandidati republikan tha se marrëveshja ka vënë Iranin “në rrugën e armëve bërthamore”.

Rusia

Qëndrimi i Trump ndaj Rusisë ku ndoshta është dhe zona e tij më e njohur sa i takon politikës së jashtme, ku ka premtuar se do të punojë me Rusinë dhe Vladimir Putin. Ku i fundit e quajtur Trump-in si një politikan të “talentuar” i cili është “lideri absolut i garës presidenciale”.

Pasi mësuan rezultatet, Kremlini tha se Putin kishte dërguar një telegram duke shprehur “shpresën në punën e përbashkët për heqjen e marrëdhënieve ruse-amerikane nga shteti i krizës, si dhe për të adresuar çështjet e ngutshme të agjendës ndërkombëtare dhe kërkimin për efektive përgjigjet ndaj sfidave globale të sigurisë”.

Por thirrja e Trump se SHBA-ja do të reduktojë financimin e saj për NATO-on e cila sipas tij është “e vjetëruar” mund të jetë një ndihmë e madhe për Moskën. Kjo duke lejuar Rusinë që të rrisë frikësimin e saj ndaj shteteve të Europës lindore. Një Rusi e fortë kërcënon të destabilizojë Europën, duke siguruar një katalizator ndaj një konflikti të ri i cili ka potencial, nëse ende larg, mund të eskalojë një luftë të tretë botërore.

ISIS

Trump ka premtuar për të luftuar ndaj ISIS. Ai ka kritikuar administratën e ish-Presidentit Obama, duke argumentuar se ai minoi fushatën e tyre dhe hodhi elementin e papritur. Në vend të kësaj, ai ka thënë se do të imponojë një ndërprerje të medias në operacionet më të mëdha kundër ISIS. Trump ka guxuar në një fjalim në fillim të këtij viti, ku është shprehur se “e keqja” e ISIS do të ndalet.

Ai tha: “Ne nuk mund ta lejojmë këtë të keqe të vazhdojë. As nuk mund ta lëmë ideologjinë e urryer të islamit radikal, shtypja e saj tek gratë, homoseksualët, fëmijët dhe jobesimtarët, që të lejohen të banojnë apo të përhapet në vendet tona. Ne do të mposhtim terrorizmin islamik, ashtu siç kemi mundur çdo kërcënim që jemi ndeshur kohë më parë”.

Ai ka shtuar edhe se do të “ndjek operacione të përbashkëta dhe koalicione ushtarake agresive për të shtypur dhe shkatërruar ISIS, bashkëpunimin ndërkombëtar për rrugë që pret shkurtimisht financimin e tyre”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?