Veliaj: Natyrën s’e kontrollojmë dot, por situata nën kontroll

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sot për reshjet e dendura në Tiranë.

Ai thotë se që prej ditës së djeshme, 1800 punonjës të Bashkisë së Tiranës janë në gadishmëri dhe situata është nën kontroll.

Shiun që sjell Zoti/Natyra nuk e kontrollojmë dot, por ka disa gjëra ku duhet bashkëpunim nga secili në ditë si sot në Tiranë e gjetkë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Redukto lëvizjen me makinë

Swiss Digital Mobile Reklama

Tel 112 për urgjenca ?

Jo mbeturina në rrugë, qeset zënë kanalet kulluese totalisht

SHPERNDAJE për të tjerët ?

Bashkia e Tiranës në gadishmëri prej ditës së djeshme me 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, IMT dhe Zjarrfikëse. Situata është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika:

– Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr (QENDRO LARG LUMENJVE)

– Bregut të Lumit – Pjesa ku ka ende ndërtime pa leje në shtrat

– Kthesa e Kasharit zona mes Bashkive Tiranë e Vorë

– Ura e Shkozës, Njësia 1 – eskavatorët po nxjerrin tonelata me qese nga bllokimi

– Zona e Selitës – pjesa informale më problematike

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit të Tiranës”, thotë Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?