VIDEO/ Burri kanos gruan, policia i mësyn në banesë: “Vendi sekret” ku mbante pistoletën

Pas një konflikti në familje, një 38-vjeçar nga Tirana ka kanosur me armë gruan e tij. Por fatmirësisht është bërë e mundur ndërhyrja në kohë e forcave të policisë, duke parandaluar një krim të rëndë.

Ka qenë vetë gruaja me inicialet I.M, 33 vjeç, ajo që ka njoftuar policinë përmes një telefonate në numrin e emergjencave 112.

Menjëherë pas kësaj telefonate, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në banesën e tyre, duke bërë të mundur arrestimit në flagrancë të shtetasit Gjoleka M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se 38-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë zjarri në banesë gruan e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit të burrit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë, model 54, që e mbante në dollapin e rrobave ku siç shihet nga pamjet kishte sajuar një vend të posaçëm për ta fshehur.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë së rrethit për veprën penale të “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./BW

Burri kanos me armë gruan pas konfliktit në familje, policia parandalon krimin e rëndë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?