VIDEO/ Nis protesta para Kryeministrisë, PD: Në 1991 morëm në dorë guximin sepse donim të ishim të lirë

Në bulevardin para Kryeministrisë po mbahet protesta e Partisë Demokratike, për të cilën policia nuk e aprovuar zhvillimin e saj për shkak të akteve të dhunës dhe molotovëve kundër policëve. Por siç shihet edhe në videon e dërguar nga kryeredaktori i gazetës ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku në terren janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë, në bazë të ligjit për “tubimin”.

Efektivët janë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike dhe gardh metalik. Shtyllat ku janë të pozicionuara kamerat e sigurisë në zonë janë lyer me graso me qëllim për të parandaluar ngjitjen e personave dhe dëmtimin e tyre. Përfaqësues të PD-së shprehën shqetësimin për situatat e fundit të raportuara, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë presioni apo dhune ndaj qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. ”Çdo dhunim ndaj qytetarëve do të ketë reagimin tonë. Ne do të jemi në krah të tyre dhe do të mbrojmë të drejtat kushtetuese me çdo mjet demokratik”,- shprehen ata.

Protesta u hap me fjalimin nga ish-deputetja e PD, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila solli një mesazh emocional dhe kujtoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Ajo theksoi se fryma e vitit 1991 ishte bashkimi dhe guximi për të përballuar një sistem që, sipas saj, kishte mohuar liritë për shumë vite. “Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën dhe morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin që na kishte zaptuar dhe marrë lirinë tonë për shumë vite”,-vijoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta, aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e kohës kur nuk patëm frikë dhe morëm lirinë tonë

Protesta, Belind Këlliçi: Qytetarët s’mund të protestojnë me lule, këtë herë do jem në rresht të parë

Gjin Gjoni thirrje nga selia blu: Qytetarët të dalin në mënyrë masive. Sot të protestojmë kundër diktaturës së re

A do të qendrojnë në sheshin para kryeministrisë? Po deputetët a do ngujohen në parlament?

Berisha: 20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve, Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur

VIDEO/ Protesta e PD-së, Flamur Noka thirrje qytetarëve: Gjunjëzojeni këtë qeveri përpara jush

Blindohet Kryeministria/ Shtyllat e kamerave lyhen me graso, vendosen gardhet metalike

Berisha: Sonte e rrëzojmë kryeministrin Rama!

”Protestat do të përshkallëzohen”, Balliu: Populli do të vetëmbrohet, por nuk ushtron dhunë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?