Zbardhet ekspertiza, ja pse vdiq gruaja shtatzënë në maternitet

Gjatë mesditës, mjekësia ligjore ka përfunduar ekspertizën për Aida Çajkën, gruan shtatzënë që vdiq bashkë me foshnjen e saj të palindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, në kryeqytet.

Në bazë të ekspertizës, Aida Çajka ndërroi jetë nga çarja e enëve të gjakut, që furnizojnë shpretkën.

Të paktën ky është versioni zyrtar për vdekjen e gruas, që çoi në ndalimin e tre gjenekologëve për shpërdorim detyre dhe shkarkimin e Drejtoreshes së maternitetit, Rubena Moisiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?