Zjarri tek Rana e Hedhun, digjen disa çadra! Flakët rrethojnë resortin

Situata me zjarrin në Ranën e Hedhun në Shëngjin po paraqitet mjaft kritike. Flakët po djegin çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti. Pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët. Situata është mjaft shqetësuese me zjarrin.