Akuzat e Metës, Ylli Manjani: Kreu i SPAK-ut s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka nxjerr zbuluar ish-kryetarin e partisë, Ilir Metën në lidhje me akuzat drejt kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit, Ylli Manjani thotë se kreu i SPAK-ut nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme.

”Edhe njëherë, kërkohet fokusi tek sistemi i dështuar dhe jo tek personat. Meqë ra fjala, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme. Kot, sa për informacion dmth”,-shkruan Manjani.

SHKARKO APP