Akuzat për drogë dhe plagjiaturë, fituesit e Eurovision puthen live (VIDEO)

Grupi italian “Maneskin”, që triumfoi në Eurovision, është rikthyer në qendër të vëmendjes. Dy anëtarë të grupit shkëmbyen një puthje në transmetim direkt.

Puthja e shumëpërfolur ndodhi gjatë Polsat SuperHit Festival 2021, në Poloni, për të thënë se ”dashuria nuk është kurrë gabim”, dhe për të shtyrë përpara të drejtat e komunitetit LGBT+.

Grupi “Maneskin” fitoi edicionin e këtij viti në Eurosong, me këngën “Zitti e Buoni”, por pas fitores grupi u akuzua për plagjiaturë, por dhe se konsumuan drogë live.

Edhe në finalen e Eurovisionit pati puthje.

SHKARKO APP