Home ShowBiz Alarmi i rrem...

Alarmi i rremë për b*mbë në një klub nate i prish festën, Ylli Limani: Gjithçka u bë për shkak…

98
0

Ylli Limani një nga artistët më të dashur nga publiku, është përballur me diçka jo të bukur. Ai ka anuluar koncertin mbrëmjen e djeshme për shkak të një lajmi që në klub është vendosur një bombë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai ka treguar se klubi është detyruar që t’i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë, gjë që shkaktoi edhe anulimin e koncertit për festën e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin.

“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi patur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”,-ka shkruar këngëtari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit