Alban Daci: Jam rritur me frymën Amerikane që e kemi parë si ëndërr, si model jetese e si formën më të mirë të demokracisë

Nga Alban Daci

Jam shkolluar në Perëndim fillim e mbarim me frymën europiane dhe atë amerikane.
Kam mbështetur vazhdimisht çdo person që është shkolluar në Perëndim dhe që mbi interesat personale vendose interesat e vendit.
Prandaj, këto janë vlerat e mia në Politike, në PD dhe në jetë! Nga këto qëndrime jam i palëkundur e nuk bëj kompromise.
Asnjë individ, lider, kushdo qoftë ai nuk është më i rëndësishëm se këto parime!
Këto kanë qenë parimet e mia gjithmonë e sot jam i lumtur se në të njëjtën linjë me këto parime është edhe “PD zyrtare” tek e cila besoj fort se është alternativa më e mirë dhe forca e vetme që do t’i rikthej shpresën vendit duke e orientuar në ato vlera që na kanë munguar gjatë regjimit famëkeq, por kanë vazhduar të jetë të brishta edhe ne tranzicionin e gjatë dhe të pafund. Epokat, zakonisht mbarojnë bashkë me liderët që i krijojnë edhe tranzicionin do të mbyllet e do të mbaroj bashkë me ata lider që u gjetën protagonist në fillimet e tij dhe pastaj e përvetësuan gjithë kohës duke e kthyer herën në mollë sherri për qytetarët e shumë herë të tjera mundësi përfitimi dhe mbajtje të pushtetit personal. Epoka e tranzicionit tashmë duhet të mbaroj bashkë me personazhet që e identifikuan dhe e personifikuan më së miri!
Një epokë sapo ka mbaruar e tani e kemi ne në dorë ta nisim me këmbë të mbarë një të re!

SHKARKO APP