Home Kosova Albin Kurti m...

Albin Kurti merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

27
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë sonte në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë.

Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

Tensionet janë rritur sërish pasi në Kosovë më 1 shkurt hyri në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera./REL

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit