Home Aktualitet Aletico Madri...

Aletico Madrid fiton derbin ndaj Realit, shkëlqen Morata me dopietë (VIDEO)

0
0

Atletico Madrid merr një fitore spektakolare në derbin e Madridit kundër Realit, duke fituar 3-1 në Wanda Metropolitano. Ishte një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Skuadra e Simeones e nisi mjaft mirë duke shënuar dy gola të shpejt, me Moratën në minutën e 4-t dhe më pas me Griezmann në të 18-tën. Toni Kroos provoi të rikthente Realin në lojë, me një super gol në minutën e 35-të.

Në startin e pjesës së dytë, do të ishte sërish Morata që do të shënonte golin e tretë me kokë. Atletico me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, por dhe një sfidë më shumë për të luajtur, ndërkohë që Reali mbetet e treta me 15 pikë, 1 më pak se Barcelona e Girona. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit