Home Aktualitet Altin Dumani ...

Altin Dumani reagon për akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal!

1455
0

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, se është takuar me Charls McGonigal dhe më pas ka nisur hetime për ish-Presidentin.

Dumani në një reagim për mediat, ka theksuar se ai nuk e ka takuar kurrë Charls McGonigal.

Altin Dumani tha se nuk e ka njohur kurrë McGonigal dhe emrin e tij e ka dëgjuar pas publikimit të lajmeve në media.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.”, thekson Altin Dumani.
Dumani ka në dorë dosje përveluese për politikën shqiptare. Ai është lavderuar nga SHBA dhe BE. Mësohet se po firmos disa fletë arreste VIP.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit