Home KRYESORE Ambasadorja a...

Ambasadorja amerikane Kim shigjeton Berishën: Kujdes, ne jemi seriozë kundër politikanëve të korruptuar!

1039
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan sonte në “Twitter” se ndodhet në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ajo thekson se “ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit, apo përfshirjes së politikanëve të lartë në korrupsion”.

Në SHBA ndodhet edhe kryeministri Rama.

Me sa duket ambasadorja amerikane e ka hedhur postimin duke sfiduar ish-kryeministrin Berisha për ato çka ai tha në Fier.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit