Amerika shpall ”non-grata” një tjetër ish-zv.kryeministër në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të strategjisë të shpallur disa muaj më parë të luftës kundër korrupsionit, ka shpallur të padëshiruar ose ndyshe non grata ish-zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev dhe familjarët e tij.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë që zyrtarët publikë të korruptuar të vihen para përgjegjësisë. Ky përcaktim rikonfirmon përkushtimin e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, frenon mirëqenien ekonomike të vendeve dhe dëmton aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e DASH.

Angjushev njihet biznesmen në Maqedoninë e Veriut. Kompania e tij “Brako” ndërtoi një numër spitalesh provizore gjatë pandemisë së koronavirusit përmes një tenderi jotransparent. Një nga ato spitale, ai i Tetovës u përfshi nga zjarri në shtator të vitit 2021 nga i cili gjetën vdekjen 14 pacientë dhe familjarë të tyre. Në qershor të këtij viti, DASH-i shpalli si person të padëshiruar edhe kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko.

SHKARKO APP