Home Aktualitet Analisti Andi...

Analisti Andi Bushati: SPAK, dhurata më e mirë që mund t’i binte në dorë Ramës

193
0

Analisti Andi Bushati ka analizuar fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, ku ai i shpalli luftë korrupsionit, 11 vite pas ardhjes në pushtet. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se Edi Ramës i duhet të shpikë një fabul të re, pasi korrupsioni ka arritur nivele aq të larta sa alibia “fajin e ka Saliu” nuk hyn më në punë.

“Diktatorët janë lubi që nuk ngopen me 95%, duan 100%. SPAK-u, është dhurata më e mirë që mund ti binte në dorë Edi Ramës. Po eleminon kundërshtarët e tij politikë dhe po i kap ndonjë peshk. Në këtë kuptim Rama i ka të gjithë garancitë, që nga ky SPAK nuk preket. Oreksi i diktatorit, në ëndrrat më të bukura të Ramës, as Lefter Kokën, as Alqi Bllakon nuk i do në burg.

Rama donte fabul që Shqipëria po pastrohet me incinerator. Por ka disa faktorë të huaj, që i trokasin në derë dhe thonë mos na e merr fytyrën, na jep ndonjë zar të vogël, por ti je i paprekshëm, tek ty nuk të vjen njeri. Ty nuk guxon SPAK të të vijë të të pyesë.

Deri tani me 5-6 vjet aktivitet, SPAK ka shërbyer si makineri për të forcuar regjimin e Ramës dhe pushtetin personal të Edi Ramës. Në këtë kuptim, nuk e ka frikë SPAK-un. Ai e do ta ketë jo 80% por 100% vegël. Po, sepse diktatorët janë të pangopur në uzurpime pushtetesh. Kjo është fabula, mos vendos Dumanin, por Kondilin. Por, kjo është për kontrollin 100%”, tha Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit