Home Aktualitet Analisti i nj...

Analisti i njohur: Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës, kur Rusia të humb luftën në Ukrainë

91
0

Çfarë do të ndodh me marrëdhëniet Serbi-Kosovë? Do ta njohi Beogradi zyrtar pavarësinë e Prishtinës?  Analisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski në një intervistë për ”Euronews Albania”, mbështet kushtet e vendosura nga Albin Kurti për Asociacionin.

Për të faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës. Sipas Janusz Bugajskim, herët a vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”,- tha analisti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit