Home Aktualitet Analisti kome...

Analisti komenton përplasjen Kurti-Vuçiç në Bruksel: Po bëhet “pazari” përfundimtar

8
0

Nuk shkoi siç u priste takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Analisti Nexhmedin Spahiu komentoi takimin në Bruksel. Edhe pse takimi mes dy udhëheqësve u shoqërua me përplasje, sipas analistit ka filluar një dialog në një fazë më serioze dhe se po bëhet “pazari” përfundimtar për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Hapi kryesor është bërë, ai që ka kërkuar njohjen nga ana e Serbisë, pavarësisht përgjigjes së Vuçiç që nuk do ta bëjë kurrë, është një hap që gjërat po konkretizojnë në dialog. Besoj që nuk e ka pritur nga Kurti këtë gjë, prandaj ka reaguar në mënyrë të tillë. Fakti që Serbia ka thënë “kurrë”, të njëjtën gjë ka thënë edhe për Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo një ditë do të ndodhë, por kryesore është që ka filluar një dialog në një fazë më serioze”,-tha në ”Vizion Plus”.

Për Spahiun, nuk është vetëm në interes të Kosovës që marrëveshja të arrihet sa më shpejt, por edhe Serbisë. ”Është interes kombëtar i Kosovës që marrëveshja të bëhet sa më shpejt, e njëjta gjë edhe për Serbinë. Serbia kërkon një çmim shumë të lartë për ta njohur, ndërsa Kosova përpiqet ta mbajë me një çmim të ulët. Është një çast i përshtatshëm ky vit, përderisa opinioni botëror nuk është përqëndruar diku”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit