Home Aktualitet Andi Bushati:...

Andi Bushati: Mediat i kontrollojnë pesë familje! E shfryjnë dufin tek vr*sja e Liridonës. Boll se na çmendët

287
0

Andi Bushati ka folur për gjendjen e mediave në Shqipëri, duke u nisur nga rasti i fundit i trajtuar gjerësisht dhe në mënyrë sensacionale nga mediat shqiptare, vrasja e Liridona Ademajt. I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se mediat kontrollohen nga pesë familje të cilat i përdorin ato për interesat e tyre financiare, “shpërthejnë” në raste të tilla, si vrasja e Liridona Ademajt, duke abuzuar dhe raportuar teori konspirative dhe fakte të panevojshme.

“E para, ju thoni që media që unë drejtoj, duke iu referuar Lapsi.al, që nuk e ka trajtuar në mënyrë spekulative. Unë kam patur të kundërtën si kritikë, boll se na çmendët me këtë vrasjen e Kosovës. Çdo media nuk duhet ta bëjë, por i përshtatet lexuesit të vet. Këtu mund të gjeja një justifikim për të gjithë kolegët.

Por, po të shkojmë te thelbi i problemit, nuk është të akuzojmë mediat për këtë. A abuzon media jonë me një miliarder dhe njeri të fuqishëm? A i hyn kaq thellë në jetën private të një pushtetari të lartë? Çfarë tregon kjo? Që kemi media të papërgjegjshme? Apo që ka degraduar nga kontrolli dhe shfryn dufin aty ku nuk janë të kontrolluar? Problemi është që ne kemi media të kontrolluara, për të mos folur për problemet reale të shoqërisë. Kur një tenxhereje me presion i vendos një kapak, diku do të shpërthejë. Ky është një episod anësor, që tregon se si lëngojnë mediat.

Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesa e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj. Prandaj papërgjegjshmëria shpërthen vetëm në episode anësore. Nëse duam të flasim për kancerin që ka prekur mediat tona, ky është një episod shumë anësor.

Jam dakord, që këtu kemi një spektakolarizim të informacionit me qëllime të caktuara. Por, rasti konkret që po flasim, i përket një tjeër dukurie që njihet si thirrja e instikteve më të ulëta, për popullaritet, vëmendje, klikime, etj. Është e njohur në të gjithë teoritë e gazetarisë, trekëndëshi i famshëm “seks, gjak dhe para”. Pra për këto publiku i ka receptorët të zhvilluar.

Ku është e keqja jonë edhe në raport me mediat perëndimore, që kanë këtë linjë abuzimi? Po të futeni në Netflix, është seria e fundit e filmit për Mbretërinë e Bashkuar. Është episodi i Diana, se cfarë i bëri media dhe shtypi rozë, Princeshës Diana. Kudo ka media që abuzojnë me këto instikte të ulëta. Por, mediat britanike abuzuan me Dianën. Këtu abuzojnë me të pafuqishmit, me të dobëtit. Mediat në Itali, shndërruan në çështje të madhe bashkëjetuesin e kryeministres Meloni. Mund të hante diskutim se sa rozë u bë, por u morën me bashkëshortin e kryeministrit. Ne po themi se po rivrasim Liridonën. Ky është problemi i madh, mediat janë të tredhura si pasojë e pushtetit të pronarëve dhe pushtetit politik, nuk kanë guxim, edhe kur abuzojnë, të merren me atë që do ti interesonte publikut, por viktimë bëjnë të dobëtin”, tha ndër të tjera Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit