Home Aktualitet Andi Bushati:...

Andi Bushati: Qytetarët ende të painformuar për grupin e hajdutëve në Bashki

52
0

Analisti Andi Bushati ka folur për protestën e zhvilluar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës. Bushati tha se reagimi i vakët i qytetarëve, vjen për shkak se mediat e kanë fshehur skandalin dhe qytetarët janë ende të painformuar për “grupin e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës”.

“Padyshim është reagim i vakët, dhe kjo vaktësi duhet interpretuar në kontekstin e përgjithshëm. Cili është ky kontekst? Para se të vija këtu me kishte ngelur telekomanda te lajmet e Klan, që jepnin live që kryetari i Bashkisë pret ekipin e bastekbollit të Partizanit.

Çfarë kanë bërë këta drejtorë, sasia e miliona eurove të zhdukura, asnjë llaf për këto. Po të shohësh këtë kanë bërë 90% e mediave, që kanë 90% të audiencës kombëtare.

Shumë qytetarë akoma nuk e dinë që kanë një grup hajdutësh në Bashkinë e Tiranës. Reagimi i vakët buron nga mbytja në një sistem anti demokratik të së vërtetës”, tha Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit