Andri Çota nga Librazhdi sqaron për incidentin

E verteta është që unë me ketë person pata një konflikt verbal ditën e shtunë, ku unë si person i ofenduar dhe kërcënuar prej tij vajta në polici për të deponuar dhe kërkova që nga ky person mos të kem më asnjë shqëtësim si verbal dhe nepërmjet faqes së tij të Facebook-ut, pasi zotëria në fjalë përdor rrjetet sociale për të shpifur ose ofenduar ndaj emrit tim. (mjafton të shihet profili tij në Facebook) Në prani të specialistit të Policisë Z. Kujtim Malluta dhe zotëria në fjalë deklaroi se nuk ka asnjë pretendim ndaj meje dhe kjo gjë do mbyllej aty.  Z. Terziu, në Polici, nuk deklaroi asgjë të ngjashme nga çfare i ka deklaruar gazetarit të Koha Jonë, nuk e kuptoj nga i nxorri të tilla gjëra tani dhe përdoror median për të shpifur.

Deklaratat ndodhen në Komisariatin e Policisë Librazhd dhe mund të verifikohen lehtë.

Me respekt Andri Çota.

SHKARKO APP