Pas vrasjes se gjeneralit iranian nga SHBA, në Tiranë policia dhe antiterrori kanë kaluar në gadishmeri të lartë, njofton TCH.
Meqënëse në zonën e Durrësit strehohen mbi 3200 muxhahedinë që janë opozita e pushtetit në Iran, lideri iranian ka kërcënuar Shqipërinë. Por kryeministri Rama reagoi ndaj tij duke thënë se “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe se çdo sulm ndaj Shqipërisë mbetet sulm ndaj NATO-s”.
Ndërkohë antiterrori po heton çdo lëvizje apo tentativë për hyrje në territorin e Shqipërisë të elementëve terroristë. Qeveria shqiptare largoi edhe dy diplomatë irinianë, sikurse njoftohet se mund të largojë një tjetër.
Discussion about this post