Home Aktualitet Anulohet lund...

Anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Ankonës, shkak defekti në traget

39
0

Anulohet lundrimi me traget nga Durrësi drejt portit italian të Ankonës. Autoritetet portuale njoftuan se shkak u bë një defekt që ka pësuar në Itali trageti i linjës duke diktuar dhe ndryshimet në grafikun e lëvizjeve.

Autoriteti Portual Durrës njofton të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre pasditen e sotme nga porti i Durrësit drejt Ankonës në Itali se ky lundrim nuk do të realizohet. Shkak është bërë avaria që ka pësuar trageti “AF Marina” në Ankona dhe riparimi është bërë i mundur mëngjesin e sotëm ndaj nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.

Kompania lundruese nuk deklaron se kur do të jetë udhëtimi i radhës drejt Ankonës, por ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës- Ankona, parashikuar në orën 17.00, të anulohet, ndërsa 483 pasagjerët me 146 autovetura të nisen për në Bari.

Sipas APD-së, kompania lundruese ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve bazuar në normativën UE 1177.

Në lidhje me këtë situatë pasagjerët po njoftohen për pezullimin e lundrimit për ditën e sotme dhe mundësitë që kanë për të vijuar lundrimin drejt Barit, shtyrë biletën për udhëtimin e radhës drejt Ankonës, ose për t’u rimbursuar plotësisht në vlerën e biletës.

“Ata që do të zgjedhin të udhëtojnë drejt Barit, sot ora 01.00, në kohën e kryerjes së check-in, do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit.”, thuhet në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit