Home Aktualitet Apel i Polici...

Apel i Policisë së Shtetit: Mos bini pre e këtyre faqeve të rreme

26
0

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e të mos i shpërndajnë të dhëna faqeve të cilat mashtrojnë njerëzit duke pretenduar se janë faqe të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Policia ka konstatuar një rast të fundit ku një adresë joreale “maskohet” si faqja e Postës Shqiptare.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit