Home Aktualitet Apel opozitës...

Apel opozitës, Spiropali: Nuk ju kemi armiq. Shqipëria e bashkuar me Europën është ajo që na bashkon

54
0

Thirrje për reflektim i bëri ministrja Elisa Spiropali opozitës, gjatë fjalës së saj në seancën maratonë në Kuvend, për programin e qeverisë ”Rama 3”. Ajo i’u drejtua deputetëve të opozitës, ministrja nënvizoi se Shqipëria e bashkuar me Europën dhe bashkimi ekonomik i shqiptarëve janë një aspiratë që i bashkon.

”Në katër vitet e ardhshme, ne do të vijmë do të flasim e debatojmë në këtë foltore me qëllim realizimin e programit tonë qeverisës. Ne hyjmë në këtë legjislaturë me vullnetin e mirë, dhe vendosmërinë për ta bërë Shqipërinë duke e nisur ndryshimin pikë së pari nga vetja.

Të reflektojmë për ndikimin negativ të gjuhës së urrejtjes, të cilin ky Kuvend dhe katundi ynë politik aq shumë ka prodhuar. Ne do ia dalim t’i mposhtim këto sfida. Duke kultivuar me çdo mënyrë, tolerancën, frymën e mirëkuptimit me ju, që nuk ju kemi aspak armiq, por konkurrentë. Kemi shumë gjëra që na ndajnë, por shumica që na bashkon, është pakrahasimisht më e madhe.

Shqipëria dhe reputacioni i saj është një çështje që na bashkon. As ju dhe as ne nuk fitojmë, por veç humbim për shkak të luftës së brendshme. Shqipëria e bashkuar me Europën dhe bashkimi ekonomik i shqiptarëve janë një aspiratë që na bashkon”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit