Arban Hasani: Nga kinezi Çan Pao Y, deri te Teleblu – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    Presidenti Meta, inisiativë për nxitjen e votimit në masë: Çdo demotivim, përgjumje e indiferencë nuk shërben

    Presidenti: Çdo qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për qeverisjen

    Elona Guri: Më 25 prill fitojnë familjet e thjeshta, largohet qeveria e korruptuar!

    Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

    Yuri Kim: Nuk do të lejojmë Kinën të prishë rregullat, SHBA do të punojë me Shqipërinë

    Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit

    “100 dështimet e Edi Ramës”, Basha: Qeveria ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare

    Presidenti Meta, thirrje rinisë shqiptare: Mos u dorëzoni nga vështirësitë e kohës

    Meta mesazh të rëndësishëm: Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë, zëri i tyre çon përpara demokracinë

  • Editorial
    BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

    “Në rast se do të përmbyset bota…”, Rama: Kam folur me Erdoganin

    Video editorial i “Koha Jonë”: Vëllazëria Rama-Erdogan, shqiptarët do mësojnë turqisht

    Plani i PD për taksat, Rama: Po ripredikon taksimin që prek më shumë të dobëtit

    Video editorial i “Koha Jonë”: SHBA, “shuplakë” qeverisë Rama

    Koncensioni i ri i qeverisë do rrisë çmimin e karburantëve

    Me sa qindra mijë euro komprometohen ndërkombëtarët e Tiranës?

  • Aktualitet
    “Kjo është bota moderne o plako”, Artan Fuga i indinjuar: Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

    Fuga ironizon projektet ajrore të Ramës: Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri! A bën njeri llogari?!

    Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID!

    Balla bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë në Elbasan: PS është votuar për të bërë punë

    “Po e ktheni PS-në forcë të tretë”. Rebelohet baza socialiste e Beratit dhe Skraparit: S’duam të shiturit

    Video editorial i “Koha Jonë”: Varkën e Rilindjes nuk e shpëton dot askush nga mbytja

  • Forum
    Kastriot Islami: Mirënjohje për Eliot Engel

    Sjellja e Ramës kundër zgjedhjeve të lira është e ngjashme me atë të Gruevskit

    ‘Anti- KÇK do të jetë selektive’, Mërtiri: Vetëm për një dyshim, të vendoset shiriti i sekuestros së pronës

    Pse Najada?

    “Mbreti” i financave shqiptare

    “Mbreti” i financave shqiptare

    Ra tërmet dhe pamë veç Ramën

    Besoj se Luljeta Bozo do tërhiqet nga kandidimi

    Mësimi online, Najada Çomo: Më mirë auditorët sot pa studentë dhe spitalet COVID nesër bosh

    Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët

  • ShowBiz
    New York Times zbulon fakte të tmerrshme për Victoria’s Secret

    Që prej ditës së sotshme Adele është zyrtarisht e pa martuar

    Babi “cool” i Dua Lipës ka ditëlindjen, vogëlushja e tij e uron me fjalët më të bukura

    Ledri Vula humb njeriun e dashur: Pusho e qetë….

    Elon Musk planifikon të krijojë “qytetin e tij në tokë”!

  • Sporti
    Pele zgjedh pasardhësin e tij

    Pele zgjedh pasardhësin e tij

    Neymar rikthehet në stërvitje, mund të rikuperohet ndaj Barcelonës

    Klopp: Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojë të mos kemi lojtarë për ta mbyllur sezonin!

    Klopp ngre flamurin e bardhë: Vendi i tretë do të ishte mirë!

    Inzaghi: Garë vendimtare për renditjen, ndaj Juventusit duhet të jemi perfekt!

    Pirlo beson ende: Duhet të japim maksimumin për të fituar kampionatin!

  • Kosova
    Në Kosovë nisin arrestimet, për ata që nuk respektojnë masat anti Covid-19

    Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

    Vjosa Osmani pritet me duartrokitje në Parlamentin e Zvicrës

    23 vjet nga epopeja e UÇK-së, kryhen homazhet në kompleksin memorial të Jasharëve

    Pas 23 viteve, ende kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë

    Kosovë/ Rënie e lehtë e infektimeve të reja, edhe sot 7 humbje jete në spital

  • Magazine
  • WEB TV

    Presidenti Meta: Largimi i Dvoranit është i vonuar, por pozitiv për drejtësinë

    Presidenti: Zgjedhjet janë kryekusht për integrimin. Ndëshkim për këdo që prek një votë

    Aktakuzat për Thaçin e Veselin. Mesazhi i Metës për Kosovën: Urtësi, unitet, largpamësi

    Presidenti Ilir Meta: Të informohen qytetarët për procesin zgjedhor dhe votën preferenciale

  • Kulture
    Kthehen në Luvër dy objekte të grabitura 38 vite më parë

    Poni, këngëtarja e këngës labe…

    Poni, këngëtarja e këngës labe…

    Gurakuqi: Logoja e TKOB e vjedhur, Teatri nuk ka as skenografi dhe as muze

    Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos

    Çmimi Evropian i Letërsisë 2021, Shqipëria kandidade me 5 autorë

  • Intervista
    Grisejda Myslimi: Në Vlorë mandati i dytë i LSI i padiskutueshëm, po punojmë për të tretin

    VIDEO/ Vokshi: Refuzojeni Edi Ramën! Atë e nervozojnë kryefamiljaret e munduara

    Vokshi: Viktimat nga COVID nuk janë reale, hartohen në zyrën e Ramës

    Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha

    Bykykbashi: Me ndryshimet e njëanshme të rregullave të zgjedhjeve, Rama po kërkon të reduktojë humbjen në 25 Prill

    Bylykbashi: Pse vendosëm që të dilnim me dy lista të ndara, Rama e mbyll në 25 prill historinë me shqiptarët

    Ish-kreu i ISHP pjesë e listës së deputetëve për Tiranën: LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar

    Besnik Jakaj: LSI ka identitetin e saj, dolëm me listë më vete për maksimalizimin e votave

No Result
View All Result

Home 30 vite KOHA JONE

Arban Hasani: Nga kinezi Çan Pao Y, deri te Teleblu

20/01/2021 19:05
in 30 vite KOHA JONE
Arban Hasani: Nga kinezi Çan Pao Y, deri te Teleblu
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

(Botuar me 15 Prill 1997 në KOHA JONE)

Nga Arban Hasani-

Televizioni u shpik në vitin 1926 nga inxhinieri anglez John Logie Baird, në SHBA. Një vit më pas u arrit lidhja e parë televizive mes Uashingtonit dhe Nju Jorkut. Në masë tv u përhap në vitet ’40, kohë kur erdhi në Evropë. Vetëm në mesin e viteve ’70 u mundësuan imazhet masive me ngjyra.

Tre janë modelet kryesore të tv-ve në botë: publikë, privatë dhe me pagesë. Përjashtim bëjnë vendet diktatoriale apo ish-komuniste që kanë tv plotësisht shtetërore.

Në Shqipëri tv filloi të shfaqë eksperimentalisht në vitin 1962. Në fillim të viteve ’70 nisi shfaqja e plotë, fillimisht me 3 dhe më pas me 4 orë program. Duke montuar antenën e madhe të TVSH-së në malin e Dajtit u rrëzuan dy teknikë kinezë. Ata u shpallën “Heronj të Punës Socialiste” dhe u varrosën me nderime përkatëse në varrezat e Kombinatit. Edhe sot varret e tyre gjenden në Shqipëri.

Në vitin 1989 TVSH zgjeron orët e transmetimit, nga 4 në 6. Që nga viti 1991 orari i transmetimeve është rritur gradualisht, për të mbërritur në afro 16 orë program ditor. Që nga viti 1993, 2 orë të këtij programi transmetohen me satelit.

“Shijak TV” është i pari kanal privat, me afro 20 orë program ditor. Në Tiranë kanë filluar transmetimet në fundin e vitit 1996 Telearbëria dhe Alba TV. Kanali i fundit privat shqiptar dhe i pari me leje nga autoritetet është Teleblu e qytetit të Vlorës.

Vdekja e kinezit Çan Pao Y, teknikut që u rrëzua nga 1000 metra lartësi kur po montonte antenën gjigante në malin e Dajtit, përbën dhe fillimin e erës moderne të Televizionit shqiptar. Në fakt kjo ngjarje, e komentuar në fillimin e viteve ’70 në Shqipëri dhe për të cilën u shkrua edhe një këngë për festivalet kombëtare, përmban në vetvete të gjithë dëshirat dhe ëndrrat, atmosferën dhe pasionin, që në vendin e izoluar evropian të vinte shpikja e shekullit, rreth 50 vjet pas zbulimit të saj në Kontinentin e Ri.

Ngjarja televizive në Shqipëri kishte nisur si eksperiment që në fillimin e viteve ’60, ku në selinë e Radio Tiranës, në rrugën e Kavajës, transmetohej një program modest prej dy-tri orësh, i mbërthyer nga lajmet dhe komentet zyrtare. 10-vjeçari i Rrugës së Kavajës në fakt nuk solli ndonjë element të veçantë për ekranin zyrtar, përkundrazi zgjati deri në kufijtë e fundit të durimit ankthin e banorëve të Shqipërisë që kishin mundësinë e aparatit të televizorit. E gjithë kjo periudhë e ekranit bardh e zi, përmblidhet në fakt, në një atmosferë totale pritjeje, për treditorin kur TVSH eksperimentale transmetonte. Kjo ndjesi, e cila shumë pak i përkiste spektatorit, lidhej me aparaturat që duhej të mbërrinin nga Kina, me mundësitë e prodhimit të televizorëve në Durrës, me ndërtimin e godinës së re afër stadiumit “Qemal Stafa”, me montimin e repetitorëve në të gjithë vendin, me buzëqeshjet apo kanosjet e diktatorit komunist, me autorizimet që duhej të ndante Fronti. Në një farë mënyre, kjo periudhë mbaroi në vitin 1970, kur zyrtarisht në ekranet e pakta të shqiptarëve me disa mundësi, u shfaq sigla TVSH. Përfundimisht, në hartën e televizionit, ishte shënuar edhe Shqipëria. Në fakt këtu edhe mbaron historia interesante e televizionit shqiptar shtetëror. Pjesa e mbetur, 20 vjet me një program prej 4 orësh dhe, pak më tepër pas 1990, të zhytura në zbehtësinë të krijon censura apo autocensura, janë një parakalim i njëtrajtshëm i TVSH, ku bien në sy banderolat e zbardhura nga lavanteria e shtetit. Ndoshta heroi aziatik nuk ka qenë ogur i mbarë, ndoshta shikuesit kanë qenë megjithatë të kënaqur, ndoshta në Shqipëri do të flitet ndonjëherë edhe për Televizion publik, që të mos ndryshojë vetëm ngjyra politike e drejtuesve, por edhe përmbajtja tij. Ndoshta, çka është më kryesorja, shqiptarët nuk besojnë më në shartimin publik të ekranit të tyre të vjetër Iliria, por ëndërrojnë privatët. Që t’i urojnë, gjumë të ëmbël përgjithmonë TVSH-së.

Privatët fillojnë në Shijak

Televizionet private shqiptare nuk kanë një “kurban”, aq më pak ndonjë kinez, që të shënojë historinë e lindjes së tyre. Ato më saktë nuk kanë ndonjë datë fikse të krijimit, por një vazhdimësi provash teknike dhe njëtrajtshmëri ilegaliteti. Sidoqoftë televizionet private kanë një stacion që është i pari. Dhe në historinë e tyre, i pari kanal shqiptar privat është “Shijak TV”. Që prej një viti në qytezën e vogël mes Tiranës dhe Durrësit, funksionon një rrjet indipendent, që transmeton pothuajse 20 orë program nën siglën “Shijak TV”. Stacioni që preferon të transmetojë “live”, ka në përdorim vetëm kamera gjysmë profesioniste dhe paraqet një cilësi jo të standardeve normale. Megjithatë, sondazhet që janë publikuar në vend, e rendisin në rrjetin me më shumë audiencë në zonën që mbulon. Megjithëse konkurrentë të tij janë RAI, Mediaset, TVSH, apo një seri stacionesh të jugut të Italisë dhe disa TV turke. “SHijak TV” shijon majën e shikuesve në zonën e Durrësit. Një seri lajmesh lokale në linjë jo të ndryshme nga ajo qeveritare, si dhe lidhja me lajmet zyrtare të TVSH-së në orën 20.00, i kanë siguruar në një farë mënyre shijaksve, autonominë e shfaqjes së çdo lloj kasete në frekuencën e tyre. Sigurisht me parimin për të qëndruar larg politikës dhe lajmeve të ditës dhe duke patur statusin e të parit stacion televiziv privat.

Kjo marrëdhënie me shtetin në fakt është gjetur si modus viventi nga pothuajse të gjithë privatët që kanë ngritur antenat e tyre në territorin e vendit. Ata janë tashmë të shumtë dhe popullojnë disa ambiente të qyteteve shqiptare. Gati-gati mund të bëhet fjalë për një Telemani. Sigurisht në sens të kundërt me maniakët televizivë të perëndimit.

Telemania, shteti aleati i heshtur

Filma aksioni dhe dramatikë, triller apo komikë, prodhime disa milionëshe apo disa qindarkëshe, të gjitha në kaseta që nuk kushtojnë më shumë se 10 dollarë në videotekat e perëndimit, janë dhe arkivi kryesor i televizioneve private shqiptare. Ndoshta në vitin 1926, kur inxhinieri anglez John Logie Baird bëri lidhjen e parë me kabull duke pasqyruar një imazh që lëvizte, të ndryshëm nga fotografia dhe kinemaja, nuk e kishte munduar se kjo gjetje e tij në një vend në lindje të Adriatikut do të plotësohej me një postulat: “Ajo që nuk është e lejuar, nuk është e ndaluar”. Pas më shumë se dy dekadave me një kanal të vetëm shtetëror, shqiptarët provuan ta sfidojnë gjysmë legalisht atë. Vetëm se intuita e atyre që morën përsipër këtë rol, i paracaktoi se nuk duhej të merreshin me politikë. Për ta është plotësisht e ndaluar kjo fjalë, siç janë të tilla edhe lajmet sociale, ato të kronikës, apo e thënë ndryshe gjithçka që ka të bëjë me kohën e tashme dhe me ngjarjet në një vend me emrin Shqipëri. Pjesa tjetër që lidhet me transmetimet e këtyre privatëve ka vetëm një kontakt: videotekat e Italisë dhe shkelje e paimagjinueshme e të drejtës së autorit. Me të dyja këmbët, në një frekuencë të gjerë, mundësisht duke shfrytëzuar edhe emisionet e Networkëve, përshirë dhe të famshmen TelePiu.

I gjithë ky kaos marramendës, ku apartamentet apo lokalet e gjëra përdoren për studio të TV-ve private, që prej 5 vjetësh ende nuk po sistemohet nga shteti. Ligji i mediave audiovizive, i mbetur në sirtarët e parlamentit, duket se do të shtyhet për më kalendat greke vetëm nga fjala politikë, që është një ekskluzivitet i ekranit zyrtar. Mbi këtë parim, që të mos ketë asnjë mundësi nga dikush tjetër të shfrytëzojë këtë fjalë, projektligji është bllokuar në komisionin e medias prej shumë kohësh, ndërkohë që privatët vazhdojnë të qetë transmetimin e kasetave të blera për pak lireta. Qytete të caktuara të jugut të Shqipërisë numërojnë disa kanale të tilla televizive, ndërkohë që në Gjirokastër konkurrenca është shpallur hapur mes “Argjirosë” dhe “Antena Sud”. Nga ana tjetër funksionon edhe një Network, televizioni me pagesë, AVN e Fierit. Prej më shumë se një viti transmeton një program të zgjeruar Shijak TV, kanali, i cili më së shumti preferon të shfaqet “live”.

Stopimi i manisë televizive u duk se arrit kur “Shijak TV”-së iu ndalua vendosja e një repetitori dhe një studioje lokale për Tiranën në fundin e vjeshtës së 1996. Por menjëherë në kryeqytet, filluan nga transmetimet dy stacione të reja: Telearbëria dhe Alba TV, e para pronë e një italiani që mbështetet nga partia në pushtet dhe e dyta Joint Venture mes TVSH-së dhe një shoqërie po nga Italia. Të dy kanalet, preferuan që kasetat e tyre të blera në videoteka të ishin sa më të shtrenjta dhe, publikut shqiptar, iu shfaqën brenda një harku kohor të shkurtër, prodhime kinematografike që ende nuk shfaqeshin në kinematë evropiane. Nga ana tjetër, të dy stacionet filluan një luftë të paimagjinueshme për shfaqjen e ndeshjeve sportive nga TelePiu, duke mos respektuar asnjë ligjësi formale. Veç tyre, që prej shumë kohësh Euro Vefa, stacioni i kompanisë “Vefa Hollding”, shfaq herë pas here filma dhe, shumë më shpesh, informacione të firmës apo intervista të presidentit të saj. Realisht në Shqipëri mund të flitet tashmë për një fakt: ekzistencën e televizioneve private, gjysmë të ligjshme dhe gjysmë të paligjshme. Por si në të gjithë rregullat, përjashtimi është prezent dhe, ndoshta për zakonësinë e kohës, ai ndodhet në Vlorë.

Teleblu, privatët me leje

Ëndrra e vlonjatëve për të patur një kanal të tyrin, është shumë më e vjetër sesa historiku i televizioneve private. Ajo lidhet me të gjitha emisionet e kanaleve italiane dhe oraret e zgjatura të tyre. Në një udhëtim të tij në Shqipëri, një prej korrespondentëve të “Corriere della Sera”, e përditshme e madhe me qendër në Milano, shprehej i habitur se në Tiranë, për të parën herë në jetën e tij, kishte parë programet e TeleNorbës. Gazetari italian nuk duhej ta dinte se në Vlorë, për më shumë se 10 vjet, ndiqeshin të gjithë emisionet e rrjeteve rajonale të jugut të Italisë, përfshirë edhe televizionet kombëtare RAI e Fininvest. Me një pyll antenash mbi tarracat e pallateve, qyteti bregdetar shqiptar ndiqte gjithçka që ndodhte në fqinjin perëndimor, pa harruar të kthente në legjenda ekzagjerimet erotike të filmave të RTM, një stacion që askush në Shqipëri, ndoshta edhe në një pjesë të mirë të Italisë, nuk ia di sot adresën. Megjithatë, për vlonjatët qëndronte si një detyrim ndaj vetvetes posedimi i një rrjeti televiziv privat, qoftë edhe fare të thjeshtë. Nuk dihen megjithatë ende arsyet emocionale apo politike që në momentin kur mbi Vlorë u hapën në eter valët e Teleblu-së, rajonalit tashmë të njohur, Bashkia e qytetit menjëherë aprovoi lejen përkatëse ligjore. Kjo bëri që mbi qytetin portual për herë të parë në historinë e Shqipërisë të flitej edhe për politikë, të kundërshtoheshin lajmet zyrtare dhe më e rëndësishmja të pasqyrohej gjithçka. Zyrtarizimin e këtij kanali e bëri edhe Presidenti i Republikës, kur në një takim me një përfaqësi studentësh vlonjatë, e mori të mirëqenë dhe normal, funksionimin e kanalit.

Teleblu është dhe i pari kanal televiziv që ka transmetuar “live” demonstrimet e qytetarëve të Vlorës, duke konkurruar njëkohësisht me prestigjiozin CNN, i cili ishte në linjë direkte me sheshin e Flamurit gjatë revoltave atje. Lidhja mes CNN dhe Teleblu, megjithëse e ekzagjeruar, ballafaqon pikërisht dy realitete. Në rast se shpikja e Baird u bë e bindshme, ishte pikërisht fakti që në vitin 1927 u arrit lidhja direkte mes Uashingtonit dhe Nju Jorkut nga një televizion. Në Shqipëri u desh të pritej fundi i shekullit që dikush të transmetonte nga ekrani një lëvizje indipendente, politike dhe që nuk përkrahej nga pushteti. Përfundimisht monopoli i shtetit shqiptar mbi Televizionin po mbaron. Edhe pse projektligji mbahet peng në parlament po nga ky pushtet, edhe pse TVSH përditë e më shumë i detyron shikuesit e saj të ndryshojnë kanal pikërisht nga cilësia e asaj që shfaq. Ky monopol, i mbajtur gjatë dhe dhunshëm, e ka humbur fuqinë e tij të ndalojë realitetin e ri shqiptar: televizionet private.

Arban Hasani

ShareTweetSend
Previous Post

Orët e errëta të demokracisë, çfarë ndodhi në ditën e konfirmimit të Biden?

Next Post

Tritan Kokona: Tri kohët e Hafizit dhe kombëtarja

Related Posts

Arban Hasani: Liderët ndryshe
30 vite KOHA JONE

Arban Hasani: Liderët ndryshe

05/03/2021 20:39
Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!
30 vite KOHA JONE

Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!

05/03/2021 20:38
Aurel Plasari: Migjeni, shkrimtari që guxoi të sugjerojë “heqjen e brageshave”

05/03/2021 20:35
Kiço Blushi: Racizmi, ksenofobia, nacionalizmi primitiv, ose ballkanëria
30 vite KOHA JONE

Kiço Blushi: Racizmi, ksenofobia, nacionalizmi primitiv, ose ballkanëria

05/03/2021 20:31
Edi Rama shkruan për KOHA JONE: Fjala e lirë dhe liria e fjalës
30 vite KOHA JONE

Edi Rama shkruan për KOHA JONE: Fjala e lirë dhe liria e fjalës

05/03/2021 20:26
Andi Bejtja: : Kaos dhe luftë në Kosovë
30 vite KOHA JONE

Andi Bejtja: : Kaos dhe luftë në Kosovë

05/03/2021 20:23
Next Post
Tritan Kokona: Tri kohët e Hafizit dhe kombëtarja

Tritan Kokona: Tri kohët e Hafizit dhe kombëtarja

Discussion about this post

EDITORIAL

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

05/03/2021 20:53

-Tre ditë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje rezolutën që hedh...

30 vite KOHA JONE

Arban Hasani: Liderët ndryshe

Arban Hasani: Liderët ndryshe

05/03/2021 20:39

(Botuar me 14 qershor 1998 në KOHA JONE) Nga Arban Hasani- Branko Cervenkovski, kryeministri i Republikës pak të njohur të...

Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!

Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!

05/03/2021 20:38

(Botuar me 7 qershor 1998 në KOHA JONE) Nga Ramiz Alia Kosova po digjet nga ushtria dhe policia e Millosheviçit....

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com