Home ShowBiz Arbana Osmani...

Arbana Osmani prezanton “Festivalin e Këngës”, Grishaj: Do bëjmë një revolucion

295
0

Prezantuese e festivalit të 61 të Këngës në RTSH, do të jetë moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani. Regjizori Eduart Grishaj, i cili do të jetë pjesë e festivali në regji, gjatë një interviste në emisionin “Ditë pas dite”, foli edhe për ndjesitë rreth kësaj eksperience të re. Po ashtu ai bëri me dije se këngët do të dëgjohen për herë të parë në festival. pas ”BBVip 1”, çifti do të bashkëpunojë edhe për festivalin e Këngës.

“E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit. Ai ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë.

Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion.

Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit