Armaldo kërkon të pajtohet, Luizi befason me veprimin (VIDEO)

Një ndër debatet më të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ishte ai mes Luizit dhe Armaldos. Mirëpo, pas një kohe që ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ka qenë Armaldo ai që ka bërë hapin e parë. Gjatë emisionit radiofonik, ai i ka kërkuar Luizit mundësi komunikimi.

“Kisha vendosur që të bëja një takim me Luizin për situatën që kemi pasur, edhe për gjithë publikuan që na dëgjon dhe që na ndjek nga kamerat. Dua një takim me Luizin, veç, larg banorëve.”, tha maestro.

Mirëpo, Luizi nuk është përgjigjur në mënyrë pozitive në lidhje me këtë.

“E kam pranuar ashtu siç është dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment dhe debate që nuk dua t’i kthehem… unë jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi përveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të  sfidave nga Vëllai i Madh ndjehem i detyruar të flas dhe kështu do vazhdoj”, deklaroi Luizi.

@realityinalbania Shuuuum Vonë pas gjith atyne fjalve #fyp #viral #albania #bigbrother #bbvipalbania #luizejlli #bigbrothervipalbania #luizbbvip #kiaraluiz #luizibigbrother #luizkiara❤️ #efidhedhes #efi #efiperputhen #efiluiz #luizefi #teamluiz #teamluizejlli #donald #teatrifoni #oltagixharri #kiaratito #albaniangirl #viralalbania #trending#kiaratitobbvip #kiarabbv #kiarabigbrother #kiaratito #luizejlli #teamlek #bigbrothervipkosovaklankosova #teamlek #kiaraefiluiz #deamichelle #armaldokllogjeri #maestro #tiktok #fypシ #viral #albaniaviral #keisikristi #keisimedini ♬ original sound – BIG EFI👑

SHKARKO APP