Home Aktualitet Arrestohet 52...

Arrestohet 52-vjeçarja në Lezhë, shpallet në kërkim djali dhe bashkëshorti. U kapën duke kultivuar drogë

54
0

Policia e Lezhës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe si pasojë ka rënë në pranga një shtetase. Po ashtu janë shpallur në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj.

Në pranga ka rënë një 52-vjeçare, e cila u kap në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:

A.C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit