Home KRYESORE Arrestohet ba...

Arrestohet bashkëshorti për vrasjen e gruas në Prishtinë, konfirmon ministrja Haxhiu

539
0

Në mesin e dy personave të arrestuar të premten për vrasjen e një gruaje në Prishtinë është edhe bashkëshorti i viktimës, konfirmoi ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Liridona Murseli, 30 vjeçe, u gjet e vrarë në një veturë të mërkurën vonë në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet.

Të premten më herët, Policia njoftoi se pas hetimit të vendit të ngjarjes, i ka kapur dy të dyshuar për vrasjen e saj, pa dhënë hollësi të tjera.

Por, ministrja Haxhiu konfirmoi më vonë në një postim në rrjetin social Facebook se është arrestuar edhe burri i viktimës, nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes dhe fshehjen e krimit.

“Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, tha Haxhiu.

Ajo tha se e vlerëson lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë “për sqarimin e rrethanave që shpunë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës”.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, Policia tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar me bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”.

Sipas të dhënave fillestare, besohet se ajo është vrarë me armë zjarri./Europa e Lirë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit