Arrestohet djali i Azem Hajdarit me shokun e tij. Lihet e lirë 19-vjeçarja që i shoqëronte

Dy të rinj, të moshës 23 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit sepse u kapën me kanabis në makinë.

Bëhet fjalë për djalin e Azem Hajdarit dhe Ergi Gjumsin, të cilët u shoqëruan ditën e djeshme në komisariat pasi u kapën me 5 doza të vogla kanabis teksa po lëviznin me mjetin tip “Audi” në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti”, njoftoi policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, djemtë ishin të shoqëruar edhe nga një 19-vjeçare, e cila mesa duket është lënë e lirë.

SHKARKO APP