Arrestohet prifti në Greqi, denoncuesja: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç

Një prift është arrestuar për abuzim seksual me të mitur ditën e sotme në Agrinios të Greqisë.

Sipas mediave fqinje, prifti 49-vjeçar nga zona e Agrinio u denoncua në polici dje nga dy motra.

Bëhet me dije se të dy motrat shkuan në Drejtorinë e Policisë dhe rrëfyen se prifti ka përdhunuar 27-vjeçaren në vitin 2007, kur ajo ishte 13 vjeç, ndërsa motra e saj raportoi se ajo gjithashtu ishte ngacmuar seksualisht nga prifti.

SHKARKO APP