Home Aktualitet ARRSH: Ja zon...

ARRSH: Ja zonat ku ka pasur më shumë reshje bore. Tregoni kujdes

52
0

Autoriteti Shqiptar i Rrugëve ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në vend. Mësohet se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në lartë në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese qarkullimi kryhet pa probleme .
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të ARRSH-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit