Home Aktualitet ARRSH: Qarkul...

ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

16
0

Reshjet e shiut dhe borës kanë pushuar në të gjithë vendin ditën e sotme. Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Gjithashtu Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Vendi ynë u përfshi nga moti i keq dy ditë më parë, me reshje të shumta dëbore dhe shiu, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. Shumë akse rrugore u bllokuan, ndërsa pati edhe disa aksidente me dëme materiale.

Ndërkohë ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell por temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit