Home Sporti Arsenali fito...

Arsenali fiton me vuajtje ndaj Evertonit, vendos super goli i Trossard (VIDEO)

0
0

Arsenali merr një tjetër fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Evertonit në trasfertë, por vuan shumë për të gjetur golin.

Nënkampionët gjetën rrjetën në pjesën e parë me anë të Gabriel Martinellit, por goli i brazilianit u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt. Arsenali ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 69-të.

Trossard goditi menjëherë pas asistit të marrë nga Bukayo Saka duke lënë të shtangur portierin Pickford.

Arsenali ngjitet në kuotën e 13 pikëve pas javës së pestë në Premier League, ndërkohë që Evertoni mbetet i treti nga fundi me vetëm një pikë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit