Home KRYESORE Artan Hoxha: ...

Artan Hoxha: Ka ardhur prapë izraeliti i përgjimeve! Vetëm këta izraelitet ua dinë marifetet atyre “qafirave” të Ajatollahut!

433
0
Nga Artan Hoxha-

E mbani mend këtë tipin? Është ai specialisti izraelit i përgjimeve, Yoram Frig, që para 5 vitesh me atë valixhen e IMSI-Catcher në dorë u kalli datën gjithë politikanëve të rëndësishëm dhe oligarkëve në këtë vend!

Në atë kohë këta hakerat që na çudisin çdo ditë të hënë me të rejat e fundit nga serverat e shpartalluar të shtetit digjital të Shqipërisë, i kishim parë vetëm nëpër filma. Specialisti izraelit i përgjimeve u soll rreth e qark Shqipërisë, për 3-4 vite. Një dreq e mori vesh çfarë bëri! Çfarë dëgjoi, çfarë rregjistroi, kujt ja dorëzoi?

E sigurtë është se mblodhi një dorë të mirë parash nga pushtetarët, politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishem në Shqipëri për të përgjuar herë njëren palë dhe herë palen tjetër. Yorami, thjesht bënte detyrën dhe i qëndronte strikt kontraktuesit, herë duke vendosur “çimka” dhe paisje moderne përgjimi, herë duke i çaktivizuar ato.

Kur i doli tymi kësaj pune dhe emri izraelitit të frikshëm nisi të përflitej zyrave apo lokaleve te ish-bllokut, po ata që e kishin kontraktuar vendosen ta dekonspironin duke e ndaluar me gjithë valixhen misterioze në Rinas.

“Të paudhet” thonë se e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë, por këtë radhë pa valixhen çudibërëse. A thua ta kenë kontraktuar prapë, ATA, të sikletosurit atje lart, sepse i ka zënë sërish tartakuti? Kur nuk mban në duar atë valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfarë dreq paisje ka sjellë këtë radhë ai “shejtan”?

Se nuk besoj të këtë ardhur për ata dronet Bayraktar që do na jap Erdogani apo për ata dy satelitët që do sillen rrotull globit për llogari të qeverisë shqiptare. Ore pyeteni se mos na bën derman për këtë punën e hakerave iranianë, se na moren erzin. Vetëm këta izraelitët ua dinë marifetet atyre “qafirave” të Ajatollahut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit