Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë në hyrje të pedonales. Pas protestës në Durrës, ku u mblodhën edhe firma për të ndërtuar teatrin aty ku ishte dhe sic ishte artistët u zhvendosën sërish në Tiranë.
Pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij tha se kërkojnë konsensus popullor për tu përgatitur për një protestë madhështore në emër të teatrit dhe republikës.
“Sot në një orë u mblodhëm kaq veta. Imagjinoni në një fushatë të mirëfilltë që do bëjmë. Nesër jemi në Shkodër, do shkojmë me peticionin i cili ka në kokë rindërtimin e teatrit dhe rindërtimin e republikës sonë tek themelet e atij teatri që do ndërtohet siç ka qenë aty ku ka qenë. Ne nuk kemi në dorë vendimmarrje, por kërkojmë konsensus popullor. Këtë konsensus popullor do ta kërkojmë edhe në qytetet e tjera dhe po përgatitemi për një tubim madhështor që do jetë ne emër të teatrit dhe republikës. Kjo është filozofia e sheshit, filozofia nuk është të futesh në vrima. Unë i kërkoj sot SPAK që të veprojë urgjent dhe mos lenë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile”, tha Goci.
Discussion about this post