Ashensorët janë të pacertifikuar, nga 10 mijë vetëm 1200 të koaluduar

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut jep alarmin se një pjesë shumë e vogël ashensorësh në vend janë të kolauduar. Drejtori i Mbikëqyrjes së Produkteve Teknike, Julian Llupo thekson se nga rreth 10 mijë ashensorë në Shqipëri, vetëm 1.200 prej tyre janë të certifikuar.

”Rezulon që të ketë rreth 1.200 ashensorë që kanë mbyllur proceudrat dhe vlerësimin fillestar, mund të themi se janë ashensorë të sigurtë. Llogariten rreth 10 mijë ashensorë që janë në përdorim”.

Që ashensorët të jenë të sigurtë, duhet që të gjithë pallatet të jenë të pajisur me administratorë. Kurse Bashkia e Tiranës e vë theksin tek forcimi i bashkëpunimit mes administratorëve të zgjedhur në pallate, shkolla dhe Inspektoratit.

SHKARKO APP