Asnjë viktimë, vetëm 14 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid në Kosovë.

Raporti i ministrisë tregon se janë konfirmuar të infektuar me Covid 14 raste të reja.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 6 qytetarë.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 31 persona janë infektuar me COVID-19. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 2 265 persona.

SHKARKO APP