Astrit Patozi: Të dish të ikësh është meritë

Astrit Patozi ka komentuar largimin e Gramoz Ruçit nga politika pas 30 viteve aktive në Partinë Socialiste. “E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.

Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit” shkruan ai.

SHKARKO APP