Atalanta dhe Gjimshiti gjunjëzojnë Leverkusenin në finalen e Europa League

Atalanta dhuron spektakël ndaj Bayer Leverkusen në finalen e Eurpa League, duke triumfuar thellë 3-0. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Djimshiti ngriti trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Evropë për herë të parë në historinë e klubit italian, pas një ndeshjeje perfekte të tij.

Ademola Lookman ishte heroi i bergamaskëve, me sulmuesin nigerian që shënoi 3 golat e ndeshjes. Kjo ishte humbja e parë sezonale për Bayer Leverkusen, që fitoi titullin kampion në Gjermani duke mos humbur asnjë ndeshje.

Lookman destroys Bayer Leverkusen's unbeaten streak 🤯 | Atalanta 3-0 Bayer Leverkusen #UEL Final
YouTube player

 

SHKARKO APP